Pse Vuçiq takoi fshehurazi përfaqësuesit serb nga Kosova?

25.07.2018 16:28:43
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar në Beograd me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova, mëson Tanjug.

Takimi i Vuçiqit dhe përfaqësuesve të Listës Serbe ka zgjatur më shumë se dy orë, transmeton lajmi.net.

Për takimin nuk ishte paralajmëruar më parë e as për temën për të cilën kanë diskutuar.

Mirëpo, sipas medieve serbe, tema e diskutimit ishte zhvillimi i ngjarjeve në Kosovë dhe krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.