PSP-ja: Seancat e rastit ”Puç” janë shtyrë për shkak të mungesës së kushteve

01.11.2016 16:55:46

Prokuroria Speciale Publike i është kundërpërgjigjur Gjykatës themelore Shkupi 1, në lidhje me shtyerjen e disa seancave të rastit ”Puç”.

Sipas tyre, seancat gjyqësore nuk janë shtyrë për shkak të PSP-së, por për shkak se Gjykata nuk ka siguruar kushte për mbajtjen e seancave.

Portali MKD bën të ditur se PSP-ja e ka demantuar gjykatën e lartëpërmendur, për gjoja shtyerje të seancës për ”festë private të prokurores Janeva”, që sipas të gjitha gjasave, ndërlidhet me dasmën e vajzës së saj, por për shkak se gjykata nuk ia ka dhënë dëshmitë PSP-së.