PSP kthehet për të kontrolluar DSK-në

22.10.2016 11:29:53

Nga Prokuroria Speciale Publike njoftojnë se do të kthehen përsëri për të kontrolluar Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Dita e sotme do të jetë dita e katërt ku PSP do të analizojë punën e DSK-së.

Dje nga PSP informuan se kanë marrë disa dokumente dhe disa pjese softuerike që kanë pasur nevojë ti marrin nga DSK-ja.

”Janë marrë të gjithë vendime për masa të veçanta për të ndjekje të komunikimeve dhe librat e evidencës. Gjithashtu kemi marrë edhe të dhëna nga kompjutorët e sistemit të përndjekjes. Mbetet që të marrim edhe informacionet nga ekspertët e jashtëm që kanë bashkëpunuar për me DSK-në, por jemi në pritje të vendimeve që të marrim edhe këtë pjesë të informacioneve.” shkruajtën nga PSP-ja.