PSP përballet me kërkesat e qytetarëve, pyesin nëse kanë qenë të përgjuar!

09.12.2016 11:17:12

Çdo ditë rritet numri i kërkesave të cilët qytetarët i dorëzojnë në Prokurorinë Speciale Publike, duke i’u referuar ndjekjeve të numrave të telefonit në mënyrë të paligjshme.

“Deri më sot kemi pranuar gjithsej 81 kërkesa që qytetarët janë të interesuar nëse numrat e tyre të telefonit ishin pjesë e përgjimeve të paligjshme të komunikimeve. Kërkesat në lidhje me të janë 245 numra të telefonit.

Me këtë rast shfrytëzojmë rastin që të informojmë publikun se çdo person i interesuar mund të dërgojë kërkesë me shkrim në Zyrën e kësaj Prokurorie Publike e cila do të tregojë nëse numri i tyre i telefonit dyshohet si pjesë e përgjimeve të paligjshme. Në kërkesë duhet të vendoset edhe emri i individit i cili ka përdorur këto numra telefoni dhe duhet të vendosen informacionet për kontakt me personin. Kërkesat mund të dorëzohen personalisht, me postë ose përmes mjeteve elektronike”, thuhet në informacionin e PSP-së.

Nga PSP poashtu shpjegojnë se në drejtim të të gjitha kërkesave të paraqitura paraprakisht për hetim të numrave të telefonit do të sigurohen të gjitha provat, dhe më pas të gjithë personat do të njoftohen për rezultatet e hetimit.