PSP sot e hetoi DSK-në?

19.10.2016 17:14:49

Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva së bashku me ekipin nga PSP, kanë realizuar një hetim në DSK, raportohet jozyrtarisht nga portali SKM.

Sipas informatave e para, Janeva është parë në ambientet e Ministrisë së Brendshme, ku gjendet edhe Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulim dhe dyshohet se kishte siguruar edhe një vendim gjykate për të kryer aktivitete hetimore. PSP nesër për shtyp do të publikojë dy hetime të reja dhe rezultatet e deritanishme nga to.