PSV Eindhoven kampione, vazhdon “diktatura” në Holandë

15.04.2018 22:12:53

Në Holandë komandon PSV. Pasditen e së dielës, klubi i Eindhoven ka fituar titullin e tretë në katër vite. Kështu, pas Bayern Munich në Bundesliga dhe Manchester City në Premier League, në Europë është dhënë një titull tjetër.

PSV është shpallur kampion i Eredivisie pasi ka mundur 3-0 Ajax-in, duke siguruar titullin e 24-t në Holandë. Fitorja kundër Ajax ka ardhur falë golave të Pereiro, De Jong dhe Bergëijn.

Ajo kundër bardhekuqve ka qenë edhe ndeshja e tyre e 30-të radhazi pa pësuar humbje. Klubi i Philip Cocu ka shkuar në 80 pikë në renditje, 10 më shumë se Ajax kur kanë mbetur edhe tri javë nga fundi.

View image on Twitter