PTHP ka përshpejtuar hetimet për vjedhjen në NLB Bank

12.04.2017 17:07:10

Prokuroria Themelore Publike ka njoftuar se janë përshpejtuar hetimet për vjedhjen e kryer në NLB Bank në Shkup ku ka thënë se është lëshuar vendim për paraburgim për një person, shkruan.

Për të plotësuar hetimin PTHP ka kërkuar edhe videoinçizimet nga pjesë e arkës në këtë bankë dhe të gjithë dokumentacionin e qarkullimit ditor dhe javor për periudhën kur është bërë vjedhja.

PTHP gjithashtu është duke hetuar edhe telefonatat e të punësuarve në bankë dhe ka njoftuar se rasti do të zbardhet shumë shpejt.