Publikohen pamjet që po thyejnë rrjetin / Ja si e mposhti koronavirusin Wuhani, epiqendra e përhapjes së CoVid-19

13.03.2020 22:34:57

Ndoshta lajmi më i mirë në këto ditë shqetësuese si pasojë e koronavirusit, është ulja e të infektuarve dhe viktimave në Kinë, e cila është konsideruar dhe si origjina e COVID-19. Madje sipas raportimeve të fundit, vendi aziatik ka mbyllur edhe disa nga spitalet e ngritura karantinore, të cilat ishin ndërtuar për të luftuar epideminë vdekjeprurëse.

WUHAN- CoVid-19 është cilësuar si koronavirusi kinez, kjo pasi epiqendra e përhapjes së tij ishte në Wuhan, Hubei.

Në zonën më të nxehtë ku shpërtheu virusi janë mbyllur të gjithë spitalet e hapura aty përkohësisht për të shëruar pacientët e prekur.

Por e gjitha kjo është arritur me masa të rrepta të ndërmarra nga qeveria kineze dhe disiplina e treguar nga qytetarët të cilët kanë zbatuar rregullat higjenike.

Ndërkohë i gjithë qyteti është dezinfektuar nga makineri të mëdha. Për më tepër ju ftojmë të ndiqni videon.