Publikohet një fotografi e Isa Mustafës, pas kthimit në Kosovë

08.04.2018 22:59:21
Shoferi personal i Isa Mustafës, Gëzim Idrizi, ka publikuar sot një fotografi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, teksa po e dërgonte atë në shtëpi.

“Mirë se na erdhi Profa”, ka shkruar shoferi personal i Isa Mustafës, teksa ka publikuar fotografinë e parë të tij pas kthimit nga Gjermania në Kosovë, të shtunën në mbrëmje.

Mustafa është kthyer në Kosovë pas disa muajve të kaluar në Gjermani, ku kishte shkuar për shërim pasi ishte diagnostikuar me një sëmundje serioze.

Ai ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës rreth orës 19:00 të së shtunës.