Punëtorët e KEK-ut festojnë 10 vjetorin e pavarësisë

17.02.2018 15:33:07

Disa punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës që kanë punuar në ditën e pavarësisë së Kosovës, kanë gjetur një mënyrë të pazakontë por mjaft kreative për ta festuar këtë ditë.

Në vendin e tyre të punës, ata kanë mbledhur disa gurë, dhe mbi ta kanë vendosur në mënyrë që ta formojnë numrin dhjetë – aq vite sa ka Kosova që është e pavarur.

“Jemi munduar të jemi kreativë në ditë të festës me ato kushte që i kemi pasur”, tha për klankosova.tv Sejdi Grajqevci, njëri nga punëtorët në departamentin e qymyrit, si dhe ideatori i kësaj logoje të veçantë.