Punime të domosdoshme pas mesnatës me kërkesë të KOSTT

09.01.2019 18:50:29

KEDS njofton se si pasojë e mbingarkesës së transoformatorit të KOSTT-it në ‘Prishtina 7’, dhe me kërkesë të kësaj kompanie, janë të detyruar të ndalin ndaljet një nga një me rend që furnizohen nga ky transofrmator, përkatësisht pjesa e Prishtinës së Re, Matit 1 dhe Hajvalisë.

KEDS shton se po bën maksimumin që të afektohen sa më pak konsumatorë dhe këto ndalesa të jenë sa më të shkurta.

Njoftimi i plotë:

Për ta zgjidhur këtë problem, me kërkesë të KOSTT-it do të ketë ndalje totale të këtij transformatori dhe daljeve që derivojnë nga ai në ora 1:00 pas mesnate. Kjo ndalesë pritet të zgjasë rreth orë 1 orë, pasi pas kyçjes së Tranformatorit të KOSTT-it, nevojitet të kyçen daljet një nga një, madje trafo për trafo, për shkak të kujdesit maksimal që të mos vije deri tek ndonjë avari, duke e pasur parasysh temperaturat e ulëta dhe kërkesën shumë të lartë për energji elektrike.

Gjatë periudhës së apostrofuar nga KOSTT do të bëhet transformimi i ngarkesës nga njëri transformator në tjetrin. Kjo punë po bëhet për të evituar mbingarkesat dhe është zgjedhur koha më e përshtatshme, kur konsumi është në pikën më të ulët në këtë periudhë.