Putin: Çështjen siriane ta zgjidhim përmes mjeteve politike dhe diplomatike

23.01.2019 23:48:35

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i cili qëndron për vizitë pune njëditore në Moskë, ka zhvilluar një takim me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në Pallatin e Kremlinit në Moskë.

Pas takimit, në një konferencë të përbashkët për media Putin ka theksuar se “janë duke punuar” mbi një zgjidhe të përhershme të çështjes së Sirisë, duke u shprehur se, “Duam që problemin ta zgjidhim përmes mjeteve politike dhe diplomatike”, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas tij, nëse SHBA-të realizojnë planin për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria, do të ishte “një hap pozitiv”.

Putin po ashtu foli edhe për takimin trepalësh, i cili i referohet zgjidhjes së çështjes së Sirisë, duke theksuar se, “Takimin trepalësh i liderëve Turqi-Rusi-Iran synojmë ta zhvillojmë në Moskë”.

Lidhur me zonën e sigurisë në Siri, Putin ka theksuar se “respektojnë interesat e miqve tanë turq, veçanërisht në garantimin e sigurisë”.

“Jemi të një mendimi me Turqinë për t’i luftuar së bashku të gjitha organizatat terroriste”, deklaroi Putin.