Putin dhe Macron bëjnë thirrje për armëpushim në Nagorno Karabak

01.10.2020 09:23:39

Putin, Macron bëjnë thirrje për armëpushim në Nagorno Karabak

Kremlini tha të enjten se dy presidentët diskutuan përmes telefonit përpjekjet diplomatike për të shtensionuar situatën.

“Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron u bëjnë thirrje palëve luftuese që të zbatojnë një armëpushim të menjëhershëm dhe të plotë, të ulin tensionet dhe të tregojnë përmbajtje maksimale”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

Luftimet në Nagorno Karabak – më të rëndat në vitet e fundit – kanë nisur fundjavën e kaluar.

Më shumë se 100 njerëz janë raportuar të vrarë.

Zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, Nagorno Karabaku qeveriset nga armenët etnikë.

Dy republikat sovjetike kanë zhvilluar një luftë për territorin më 1988-1994, e cila ka lënë rreth 30,000 njerëz të vrarë.

Është e paqartë se çfarë i ka shkaktuar luftimet e fundit.

Forcat e Azerbajxhanit dhe ato armene u zotuan se do t’i vazhdojnë luftimet, duke rritur shqetësimet për një luftë në shkallë të plotë.