PZAP urdhëron KQZ-në: Përsërit rundin e dytë në Istog!

29.11.2017 13:10:06

Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP) ka pranuar si të bazuar ankesën e LDK-së për manipulinet me vitimin me postë në komunën e Istogut!

Në një mbledhje të mbajtur sot, PZAP ka urdhëruar KQZ-në që të përsërisë rivotimin në Istog.

Në këtë mënyrë, PZAP ka zbutur sadopak turpin dhe krimin zgjedhor që është kryer në Istog, por me gjasë edhe në komuna të tilla si: Prishtina, Dragashi etj., e që ishin elgjitimuar edhe nga institucioni për organizimin e zgjedhjeve që kishin pranuar masakrën zgjedhore në Istog.

Tash është detyrë e KQZ-së që në afat ligjore të shpallë datën për përsëritjen e votimeve të rundit të dytë në Istog.

Portali fokusi.org gjatë tërë kohë ka qenë në dispozicion të qytetarëve që denonconin manipulimin që ishte bërë me emrat e tyre dhe të afërmve të tyre në listën e votuesve jashtë vendit, dhe në pëgjithësi në votimin me kusht.

Në Istog, në rundin e parë, i pari kishte dalë kandidati i LDK-së dhe kryetar i komunës së Istogut, Haki Rugova, por pa votat e mjaftueshme për të mos shkuar në rundin e dytë.

Në rundin e dytë, Gani Dreshaj, i përfolur shumë për biznese prostitucioni dhe për blerje votash, kishte arritur që të përmbyste rezultatin falë manipulimit dhe masakrës zgjedhore me listën e votuesve jashtë Kosovës dhe në pëgjithësi me votimin me kusht.