Qalaj flet për vdekjen tragjike të 26-vjeçarit nga Gjilani, thotë se ky rast kërkon trajtim më ndryshe

19.05.2020 14:45:49

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka folur para mediave pas raportimit të tij në Komisionin Parlamentar për Siguri.

Qalaj në këtë adresim para mediave ka folur edhe për vdekjen tragjike të të riut nga Gjilani, Agon Musliu në karantinën tek Qendra e Studentëve, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se ky rast kërkon trajtim pak më ndryshe dhe më profesional.

“Ne kemi diskutar për çështje në Qendrën e Studentëve e cila është bërë karantinë dhe aspektin e rolit të policisë. Unë i njoftova deputetët nga ky komision për rolin e policisë qoftë jashtë por edhe brenda konvikteve e që për brenda është kryesisht kërkesë e stafit mjeksor atje, është çështje që është duke u hetuar dhe që nuk mund të flas, kërkon një trajtim pak më ndryshe dhe shumë më profesional”, u shpreh ai.

Ai foli edhe për dekalratat e deputetit Behgjet Pacolli për sulmin e mundshëm terrorist mbi aeroplanin e tij, deklarata këto që i dha pas aterimit në Prishtinë.

“Po është diskutuar edhe rasti i Behgjet Pacollit, dhe unë kam dhënë përgjigjën time në pikpamjen e policisë në këtë rast, po kryesisht kanë qenë lidhur me deklaratën e tij për çfarë shqetësimi dhe kërcënimi ka pasë”, tha ai.