Që nga fillimi i luftës kundër terrorizimit në Kosovë janë arrestuar 140 persona

17.11.2016 15:51:51

Ekstremizmi dhe terrorizmi vazhdojnë të paraqesin rrezik për sigurinë dhe interesat e Kosovës.

Ky fenomen ka qenë mjaftë i pranishëm në vend dhe i përkrahur nga shumë të rinj kosovarë të cilët iu kanë bashkuar forca të Shtetit Islamik, raporton lajmi.net.

Numri i luftëtarëve kosovarë që udhëtuan për në Siri dhe Irak, sipas autoriteteve është 300, ndërsa 130 prej tyre janë kthyer.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për lajmi.net se që nga fillimi i luftës kundër terrorizmit janë arrestuar mbi 140 persona.

“Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria Kundër Terrorizmit, deri më tani ka arrestuar mbi 140 persona nën dyshimin për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm”.

Kujtojmë, se në mars të vitit 2015, Kuvendi ka miratuar një ligj që kosovarët e kthyer nga këto luftëra të ndëshkohen deri me 15 vjet burg për pjesëmarrjen në konfliktet e huaja.

Deri më tani 60 persona janë në gjyq ku po akuzohen për ekstremizëm të dhunshëm.