Që nga sot ministrat do të raportojnë para Qeverisë për udhëtimet zyrtare

29.05.2018 14:37:11
Qeveria e Kosovës ka miratuar urdhrin i cili obligon ministrat të zbatojnë Udhëzimin Administrativ për Udhëtimet Zyrtare.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ministrat që udhëtojnë jashtë vendit obligohen që paraprakisht të njoftojnë kryeministrin për udhëtimet, raporton lajmi.net.

Sipas tij, njoftimi duhet të tregoj vendin arsyen si dhe përbërjen e delegacionit.

Ai po ashtu ka thënë se ministrat duhet të raportojnë  për rezultatet e takimit si dhe për punën e stafit përcjellës. Ai ka thënë se ky udhëzim është nxjerr me urdhër të tij dhe sipas tij është në të mirë të të gjithëve.

Haradinaj ka shtuar se në mbledhjet e qeverisë do të jetë pikë e rendit të ditës raportimi për udhëtimet.

Ai ka thënë se çdo tre muaj ministrat duhet të paraqesin raport për udhëtimet.