Që pesë ditë Prishtina pa asnjë rast të ri me koronavirus

02.05.2020 21:30:58

Që pesë ditë, asnjë rast me koronavirus nuk është konfirmuar në Prishtinë.

Për këtë, në Facebook ka shkruajtur kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se pas heqjes së karantinës, në fuqi mbesin masat e kufizimit të lëvizjes, shkruan lajmi.net.

Ahmeti ka thënë se duhet të ketë ende kujdes.

Postimi i plotë:

Dita e pestë në Prishtinë pa raste të reja (0). Sonte u hoq karantina. Masat e tjeta mbesin përfshi kufizimin e lëvizjes në vetëm 90 minuta në ditë. Ende kujdes sepse në krejt Kosovën 10 raste të reja.

Edhe pak.