Qellimi i ishr Preisdentit Fatmir Sejdiu, nuk është ri-kthimi por demtimi i LDK-së !

02.08.2019 21:55:38

Nga: Fatmir Bajraj

Z. Fatmir Sejdiu s’është kandidat serioz për kreun e LDK-së, pse lodhëni…? Duhesh të jesh i marrë, naiv dhe injorant n’shkallë idiotësie që t’besosh, se z.Fatmir Sejdiu mund të jet kandidat serioz për postin e t’parit n’LDK, pas humbjës së garës së para 8 viteve nga Kryetari i tanishëm, dhe me gjasë edhe i ardhshëm, akademik Isa Mustafa me një rezultat bindës, të thellë & katastrofik 8 : 2. Z. Sejdiu, atëbotë, e ndau LDK-në, e solli në kuotat e 22 % shit, ngriu dhe arkivoj pozitën e t’parit të LDK-së, pra, e la LDK-në edhe pa kryetar vetëm e vetëm që t’bëhet President dhe bllokoj LDK-në që t’rimarr vetën, pasi e kishte ndarë ndysh atë, vetë z.Sejdiu, dhe i cili nxori jasht struktuarave dhe organeve të LDK-së 46 % të trungut & substancës vetanake. Pasi e rrëzoi Kushtetusja, lëshoj Institucionet dhe bashkë-qeverisjën dhe u kap për postin e t’parit n’LDK, të cilin e humbi keq. Z. Sejdiu, nuk menagjoj dot humbjën, dhe serish, për interesin personal, dëmtoj n’vazhdimsi LDK-në, strukturat legale dhe organet legjitime të dala nga një proces zgjedhor valid & kredibil. E ktheu prapa edhe postin e nderit të cilin i kishte akorduar LDK-ja, pra shtepia në të cilën z.Sejdiu ishte që nga fillimi. Që nga ajo kohë, z.Sejdiu vetëm e luftoj LDK-në dhe lidershipin e saj. Pra, çfarë ka ndryshuar z.Sejdiu për t’mirë, që LDK-ja t’ia besoj drejtimin, përkatsisht postin e t’parit ? Hiq-gjë dhe në asgjë. Duhesh të jesh hilqar, dashakeq dhe kundershtar i egër i LDK-së, nese insiston n’ri-ktimin e z.Sejdiu n’krye t’LDK-së, pas dëmit që i ka shkaktuar LDK-së në mënyrë permanente që nga ikja n’amshim e Presidentit historik Rugova. Asnjë t’mirë & asnjë sherbim t’vetëm, nuk i ka bërë LDK-së që nga ajo kohë, përkundrazi…! Atëherë në cfarë dhe në çka mbeshtetët pretendimi se z.Sejdiu do të vije n’krye të LDK-së ? Në hiq-gjë dhe me asgjë …! As mrekullia s’mund t’a ri-kthej n’krye t’LDK-së, një ish Kryetar i cili erdhi n’krye t’saj, me cmimin e ndarjës se saj, dhe një President nderi, i cili i’a kthen prapa dekoratën. Njerëzit kan kujtesë, dhe falë saj, fusin trurin n’perdorim dhe terhjekin konsekuencat, reflektojnë përballë sfidave me vendime adekuate dhe t’peshuara. A e di këtë fakt z.Sejdiu ? Unë them po, biles e di ma mirë se kush do tjetër se një synimi i tillë është vetëm perpjekje për t’a dëmtuar LDK-në dhe procesin zgjedhor e demokratik brënda sojit. z. Sejdiu është hargjue dhe vet-hargjue keq, ai ka një kontribut të hershëm n’LDK-në e Rugovës, por t’njëjtin e dogji si është ma keq. Sherbimi ma adekuat dhe i sinqert për LDK-në, do ishte sikur të mos e demtonte tani tutje, punë që e ka bërë gjerë me tani.