Qëndresa Sadriu prej sot është deputete në Parlamentin e Kantonit të Zyrihut

25.03.2019 13:37:05

Nga Sylejman Morina

Qëndresa Sadriu nga Partia Socialdemokrate prej sot është deputete në Parlamentin e Kantonit të Zyrihut. Ajo është e para shqiptare e zgjedhur në Parlamentin e Kantonit të Zyrihut, më të madhit në vend.

Qëndresa Sadriu, ka studjuar për asistente dentiste, pastaj ka mbaruar edhe maturën dhe ka filluar studimet për shkencat sociale në PH (Shkollën e Lartë Pedagogjike) në Zyrih.

Qëndresa Sadriu ka filluar jetën politike prej moshës 19 vjeçare.

Në vitin 2015 ajo kandidoi për deputete në Parlamentin Nacional të Zvicrës. Edhe pse nuk fitoi kishte grumbulluar më shumë vota se të gjithë kandidatët e tjerë shqiptarë.

Qëndresa Sadriu e ka prejardhjen nga Gjilani dhe është 25 vjeç.