Qeriqi: Kryeministër, na zhgënjeve

23.02.2019 11:17:52

Të premten është bërë e ditur se pagesa e pensioneve është proceduar me rritje, por kjo nuk ka ndodhur edhe me kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.

Për këtë ka reaguar përmes një postimi në Facebook ish luftëtari i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, që është edhe kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së.

“Kryeministër,  ne si luftëtarë a nuk e merituam të paktën një euro ngritje të pensioneve a. Kemi besuar dhe shpresuar shumë tek ju, mirëpo kësaj here na ke zhgënjyer”, ka shkruar Qeriqi.