Qetësi ju atje! Në mort nuk bëhet politikë!

06.11.2016 15:32:10

Nga Rexhep Kastrati

Në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore për të dhënë shkakun apo shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit, në vend të heshtjes në respekt për një jetë të humbur dhe për dhimbjen e familjes së tij, pseudoanalistë dhe faqezinj të tjerë kush më shumë e ksuh më pak u munduan dhe po mundohen të kapitalizojnë për interesa të tyre, por edhe për interesa të nxitjes së një ndjenje të nderë, të trysnisë psikologjike dhe të pasigurisë.

Në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore për të dhënë shkakun apo shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit, sekta okulte e Albinit që e ka manipuluar Astritin dhe shumë të tjerë dhe i ka nxitur në veprime të dhunshme dhe anarksite, turret si e fandaksur sikur t’i kishin faj që duhet të ballafaqohet drejtpërdrejtë me përgjegjësinë morale dhe politike për vdekjen e Astritit.

Në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore për të dhënë shkakun apo shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit, sekta okulte e Albinit akuzon shtetin dhe jep versionin e saj të vdekjes së tij, duke shkelë vetë mbi kërkesën për një ekspertizë profesionale. Dhe versioni që jep sekta okulte  e Albinit, duket të jetë përfundimtare, pasi që ata zor që do të pranojnë version tjetër pos atij të deklaruar sot nga eksperti i zjarrvënieve, i kodnapimeve de i sulemeve të dhunshme.

Në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore për të dhënë shkakun apo shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit, sekta okulte e Albinit, përveçse ka dhënë ekspertizën e saj, ka bërë edhe padinë politike për vdekjen e Astritit: e ka vrarë shteti. Po cili shtet? Atë që nuk e njeh kjo sektë? Atë që u bënë gjithë ato aksione anarkiste për të djegur dhe shkatërruar? Atë që u godit me armë shkatërruese? Po a nuk ishte vetë shteti që tha se vdekja e Astritit ështëe dyshimtë dhe ka kërkuar ekspertizë mjeko-ligjore? Dhe këtë shteti e ka kërkuar para se këtë ta bëjë sekta okulte e Albinit?

Dhe pasi që ka dhënë “ekspertizën” e saj dhe ka bërë padinë politike, çfarë ekspertize kërkon tashmë sekta okulte e Albinit? Do të pranojë se Astriti ka vdekur nga përdorimi i tepruar i medikamenteve, apo i ndonjë mjeti tjetër vdekjeprurës? Do të pranojë se Astriti është vetëdijësuar për rrugën e gabuar dhe ka rënë në depresion? Natyrisht unë nuk dua të spekuloj me shkakun apo shkaqet e vdekjes së Astritit, por derisa të gjithë po presim ekspertizën mjeko-ligjore, a nuk është më mirë të heshtim? A nuk është më mirë të mos e keqpërdorim politikisht dhe në asnjë aspekt tjetër këtë vdekje të një të riu që ka mundur të kishte një jetë si gjithë të tjerët, kurse familja e tij do të mund t’u gëzohej sukseseve të tij në jetë, sikur të mos binte pre e një indoktrinimi dhe manipulimi nga sekta okulte e Albinit?

Në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore për të dhënë shkakun apo shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit, unë vetëm do të trajtoj keqpërdorimet politike, mediatike dhe keqpërdorimet e tjera që po i bëhen dhe do t’i bëhen vdekjes së tij, paskëtaj, të shohim. Dhe këtë ëqndrim do mbaj, edhe pse eksperti i zjarrvënies dhe i dhunës kishte sharë ata që nuk ishin radhitur në anën e saj, sepse sa injoranti dhe sociopati shan, nuk e kam ndërmend të jargavitem qençe.

Unë kam parasysh se trupi e Astritit është ende mbi dhe, dhe familja e tij ka dhimbje!

Prandaj: Qetësi ju atje! Në mort nuk bëhet politikë!