Qeveria e gatshme të fillojë me sigurimet shëndetësore

21.12.2016 12:19:15
Në mbledhjen e Qeverisë është folur edhe për mundësinë e fillimit të sigurimeve shëndetësore. Kryeministri Isa Mustafa  duke folur për këtë çështje ka thënë se duhet të fillohet me ato pako që janë të gatshme dhe më pastaj më rritjen e buxhetit do të plotësohen.

Mustafa ka thënë se është kundër prolongimit të çështjeve që duhet të bëhen, shkruan lajmi.net.

Ndërsa ministri Imet Rrahmani ka treguar se ajo çfarë i shqetëson si ministri janë koha e fillimit që parashihet në prill.

Por ai ka theksuar se duhet të fillojnë sigurimet shëndetësore dhe së për këtë ata janë të gatshëm.