Qeveria e Malit të Zi: Markoviq do të vizitojë Kosovën, por demarkacioni nuk ndryshon

19.12.2017 17:13:31

Nga Qeveria e Malit të Zi kanë thënë se kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj e ka ftuar për vizitë kryeministrin Dushko Markoviq.

Sipas agjencisë malazeze të lajmeve, MINA, termini i vizitës së Markoviqit do të vendoset ndërmjet dy kabineteve.

Sërgjan Kusovac, shef i zyrës për media në Qeverinë e Malit të Zi, ka thënë se dy kryeministrat janë takuar mbrëmë në Bruksel dhe se kanë folur për vizitën në fjalë.

“Kryeministri Markoviq me këtë rast kolegut Haradinaj i ka thënë se në lidhje me demarkacionin e kufirit qëndrimi i Qeverisë së Malit të Zi nuk do të ndryshojë dhe i ka bërë thirrje Kosovës që ta ratifikojë në Parlament marrëveshjen që është edhe nga adresat më të larta në Bruksel dhe Uashington”, ka thënë Kusovac.