Qeveria: Kosovarët që kanë vepruar në Zvicër tani mund t’i marrin pensionet

13.01.2017 09:44:26

Qeveria e Kosovës ka miratuar Nismën e  Marrëveshjes  për sigurime sociale  ndërmjet Konfederatës  së Zvicrës dhe Qeverisë së Kosovës.

 

Ministri i MPM-së, Arban Abrashi ka thënë se qytetarët e Kosovës që kanë vepruar  në Zvicër e që jetojnë në Kosovë do të mund të marrin pension në Zvicër, raporton lajmi.net.

Ndërsa kryeministri, Isa Mustafa ka thënë se kjo nismë është shumë e rëndësishme pasi kemi nevojë për sigurime sociale për qytetarët dhe e ka quajtur si sukses të Qeverisë.

Në mbledhjen e Qeverisë  është miratuar edhe projekt udhëzimi për mënyrën e kompensimit të viktimave nga dhuna