Qeveria mblidhet urgjentisht nesër për të diskutuar për ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë?

05.01.2017 20:40:33

Qeveria e Kosovës do të mblidhet urgjentisht nesër në ora 9. Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se në këtë mbledhje urgjente të Qeverisë së Kosovës do të merret vendimi për ndërprerjen ose jo të bisedimeve me Serbinë.

Një vendim i tillë mund të merret si pasojë e arrestimit të ish kryeministrit, Ramush Haradinaj në Francë, bazuar në një flet arrest të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Partia e Haradinajt sot i ka bërë thirrje zyrtare Qeverisë që t’i ndërpresë bisedimet me Serbinë deri në tërheqjen e fletarrestëve për politikanët kosovarë. /