Qeveria me propozim për anëtarësim të Kosovës në programet e BE-së

05.04.2017 14:12:14

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin për nisjen e negociatave për anëtarësim të Kosovës në programet e BE-së ‘Erasmus +’, COSME, Evropa për Qytetarët dhe Evropa Kreative.

Ministrja e Integrimeve Evropiane ka thënë se “për të pasur qasje në 17 programe të BE nga anëtarësimi në këto organizata duhet paguar një sasi e të hollave”, raporton lajmi.net.

Ajo ka thënë, se Kosova për të përfituar nga këto programe do të ketë konkurrente edhe vendet e rajonit por që do të trajtohet në mënyrë të barbarët si të gjitha vendet e BE-së.

Ky propozim ka qenë në rendite muaj më parë por që është tërhequr nga rendi i ditës pasi nga ministri Hoxhaj ishte kërkuar që të ketë një kordinim më të madh se në cilat programe duhet të aplikojë Kosova.