Qeveria miraton projektligjin për Buxhetin 2017

31.10.2016 15:15:37

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji për Buxhetin e vitit të ardhshëm prej 2 miliardë eurosh.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka deklaruar se ky projektligj është hartuar me pajtimin e FMN-së. Ai ka shtuar se të dhënat janë inkurajuese dhe pritet rritje ekonomike mbi 4 %, raporton lajmi.net

“Në buxhetin 2017 parashihen investime në infrastrukturën rrugore, investime 15 shkolla të reja, parashihen edhe ndërtimi i Fakultetit Ekonomik”, ka deklaruar Hoti.

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Buxheti prej 2 miliardë eurosh është zhvillimor dhe reflekton përcaktimin e Qeverisë.

“Pjesa më e madhe u buxhetit gjenerohet nga të hyrat fiskale. Mendoj  se ky buxhet është reflekton reformat fiskale dhe që parashihen me parametrat mikroekonomik. Në asnjë rast nuk do të lejojmë të lëmë borxhe për politikat e ardhshme. Rregulla fiskale që ne ju përmbahemi saktësisht”, ka deklaruar Msutafa.