Qeveria miraton raportin e Komisionit për Matjen e Territorit – Kosova nuk humb tokë

03.03.2017 18:32:56

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se edhe raporti për matjen e territorit e ka vërtetuar se Kosova nuk humb territor nga çështja e Demarkacionit.

Qeveria e Kosovës e ka miratuar raportin e Komisionit për Matjen e Territorit me asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

“Jam i lumtur që qëndrimet që i kemi pasur nga SHBA dhe vlerësimet e komisonit ndërkombtar të caktuar nga Atifete Jahjaga dhe Komisionit Shtetëror përputhen në me të dhënat e këtij komisioni. Kjo tregon që Kosova nuk ka humbur territor. Kemi argumetet e plota dhe te pakontestueshme që Kosova nuk ka humbur territor dhe besoj që kjo do i hap rruge ratfikimit. Këtë material do ta publikojmë do t’ia dwrgojmë presidenit dhe deputetëve që të inforomohen. Jam i bindur se ky raport do të jap rezultate në unfikimin e spketrit politik dhe ftoj për unfikim spektrin politik  . Po ashtu besoj që ky raport do t’i hap  rrugë eshe procesve integruese”, u shpreh Kryeministri, Isa Mustafa.