Qeveria miraton shpronësimin e pronave në Hade dhe Shipitullë

11.08.2017 12:17:20

Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar dhe miratuar propozimin e MMPH-së për shpronësimin e pronave në Hade e Shipitullë për nevojat e KEK-ut.

Ministri Ferat Shala, ka thënë se pas përmbushjes së procedurave ligjore për shpronësim të pronave kërkon nga Qeveria që të nxirret vendimi që ky propozim të miratohet, raporton lajmi.net.

Kryeministri nw largim Isa Mustafa, ka thënë se ky është një proces i koordinuar nga dy ministritë, ajo e mjedisit dhe zhvillimit ekonomik së bashku me KEK-un.

Me pas, Mustafa ka thënë se më këtë veprim janë krijuar kushte që të shmanget kriza energjetike.

Gjithashtu, kryeministri Mustafa ka njoftuar edhe për emërimin e tre ministrave të rinj të cilët zëvendësojn ministrat e kaluar të cilat tash janë zgjedhur eshe deputete.

Valentin Toçi MTI  më vend të Hykmete Bajramit, Emanule Demaj MPJ në vend të Enver Hoxhaj dhe Kurtan Kajtazi në ministrinë e Bujqësisë në vend të Memli Krasniqit.