Qeveria propozon ndarje të mjeteve për familjen e Arian Dacit

29.01.2019 11:12:59

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e rregullt.

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, sot do të mbledhë kabinetin e tij qeveritar.

Në mbledhjen e cila pritet të fillojë në ora 12:00, ku pritet të diskutohen disa çështje.

Në rendin e ditës pikë e dytë është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për familjen e ish-zëvendësministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci, i cili humbi jetën tragjikisht me datë 26 janar në Brezovicë.

Po ashtu, pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë lidhur me Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Në rend të ditës janë edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e programit legjislativ të vitit 2019 të Qeverisë së Kosovës.