Qeveria shtyn mbledhjen e nesërme

13.04.2017 21:17:15
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës, e përcaktuar të mbahej nesër në orën 09:00, është shtyrë për një ditë tjetër.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, nëpërmjet një njoftimi të dërguar mediave.

Kryeministria nuk ka dhënë asnjë arsye për shtyrjen e mbledhjes së paraparë për nesër.

“Ju njoftojmë se mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e përcaktuar të mbahej nesër në orën 09:00, shtyhet për një kohë tjetër. Për ditën dhe kohën e mbajtjes së mbledhjes do të njoftoheni së shpejti”, thuhet në njoftim.