QEVERIA VV & LDK DHE ÇËSHTJA E ORGANIZIMIT TË JETËS KULTURORE NË DIASPORË!

10.11.2019 19:11:12

Nga: Ahmet Asani

Sa i përket organizimit të jetës kulturore të mërgatës shqipfolëse, mendoj se Zvicra e vogel është vendi ku mund të bëhen punë të mëdha, respektivisht Zvicra do t’mund të ishte shteti model për organizimin e mërgates shqiptare në botë. Nga përvoja shumëvjeçare mund të them se në Zvicër është përqafuar vizioni i Qendrave Kulturore Shqiptare si organizim i mundshëm në baza të gjuhës, kulturës e traditave kombëtare, por me një kërkesë herë implicite e herë eksplicite, që keto projekte të jenë nën mbikqyrjen e një autoriteti shtetror!

Duke patur parasyshë faktin që diaspora shqipfolëse e Zvicrës dhe e shteteve tjera, përbëhet nga shtetas të etnisë shqiptare nga Republika e Kosovës, e Maqedonisë së veriut, Shqipërisë dhe komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, jemi të mendimit që forma e organizimit dhe mbikqyrja shtetrore do t’mund të arrihej nëse Republika e Kosovës do te merrte vet këtë barrë, ose në variantin më të mirë të arrihej një Marrëveshje – Konventë mes Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë, Konventë kjo me të cilen do të definoheshin principet e bashkëpunimit rreth organizimit të jetës kulturore të diasporës shqipfolësë më botë!
Presim që Qeveria në formim e Republikës se Kosovës VV & LDK, të jetë bashkëpunuese me iniciativat e filluara për ngritjen e Qendrave Kulturore dhe financimin e jetës kulturore të mërgatës shqipfolëse në Zvicër !

“Fondi i Qendrave Kulturore Shqiptare në Zvicër” si organizim i themeluar para një viti, nga veprimtarë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria e vise tjera shqiptare, që punojnë e jetojnë në Zvicër, është i hapur për bashkëpunim me institucionet e Republikës së Kosovës, Shqioërisë dhe Maqedonisë së veriut, në drejtim të institucionalizimit të veprimtarisë kulturore në diasporën shqipfolëse të Zvicrës.

Fotografia e Ahmet Asani
Fotografia e Ahmet Asani
Fotografia e Ahmet Asani
Fotografia e Ahmet Asani