Qeverinë po e bënë rrjeti më i madh kriminal i Ballkanit

05.09.2017 18:06:31

Nga: Gani Sadiku

I ashtuquajturi krahu i luftës, i akuzuar për krim të organizuar dhe krim social, po mundohet me formue qeverinë e Kosovës me Serb, me sekserë dhe me hajna e kriminel ordinerë, të cilët edhe veta-vet edhe kolektivisht të bashkuar mbas lufte, skanë lënë gjë të keqe pa i sjellë këtij vendi. Shtrohet pyetja a e meriton populli shqiptarë i Kosovës një nëpërkëmbje të tillë.?
Unë them se po, bile edhe më keq se kaq.
Të molisur ekonomikisht, inert politikisht, të shkolluar dobët, të paorganizuar në nivelin shtetrorë, ne i tolerojmë bandat dhe banditët të tallen me “integritetin tonë kombëtar e shtetnorë”. Të jesh qytetari më i diskriminuar, më i varfër dhe më i izoluar në Europë, dhe prap t’i përkrahësh banditët e hajnat që me “Orzuhall” e kërkojnë pushtetin, nuk donë asnjë fjalë dhe asnjë mendim filozofik. Një mendim filozofik në këtë drejtim, më tepër do të quhej filozofi utopiste.
Ne, po dëshmojmë se jemi popull histerik, që shtiremi dhe inskenojmë situata politike e jopolitike, për t’u nënshtruar sa më me pak dhimbje, ndaj çdo grupacioni që dëshiron të na e bëjnë, një gjë të tillë.
Në një vend pa përspektivë, pa punësim, pa ardhmëri, pa ekonomi pa sistem shëndetësorë dhe pa shtet kredibil, aty ku shitet rrena si e vërtetë, aty ku nga vet qytetari përkrahet e mbrohet krimi, ku çdo institucion është i mbushur me t’pa punë, t’padishëm, me uzurpatorë, me militantë partiak, me njerëz “të luftës” (e luftëtarët vdesin urie rrugëve), skanë çka presin rinia, vetëm t’ia mbathin larg e më larg nga ky vend i “shkretë dhe i nemun”, vetëm të mos ndëgjojnë e të mos i shohin figurat e shëmtuara politike, të cilat qe 18 e kanë uzurpue çdo shtëpi e çdo familje, përmes televizioneve të blera e të kapura.
Këtu bëhet fjalë, jo për liderë politik, por për Lavirë dhe dhunues të së drejtës qytetare.!
Këtu bëhet fjalë jo për liri, por për okupim. Këtu bëhet fjalë, jo për zhvillim por për hajni e krim personal.!