5 mijë euro do të jetë e detyruar Qendra Klinike Spitalore e Kosovës që ti paguaj nëse nuk e zbaton vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik të marrë me datë 17 gusht të këtij viti për aktivitetin e prokurimit “Sigurimi Fizik i Objekteve të QKUK’së”, shkruan Gazeta Express.
Në këtë datë QKUK’ja është dënuar me 5 mijë euro gjobë nga OSHP’ja, pas ankesave që kompanitë konkurruese kishin bërë për këtë tender. Pas ankesave tenderi është kthyer në riflerësim, por edhe pas kësaj OSHP ka gjetur parregullsi.
Gjykata e tenderëve po pretendon që QKUK’ja duhet që me përpikëri t’i zbatojë vendimet e saj, në të kundërtën QKUK’ja do të ballafaqohet me ligjin.
“Paneli shqyrtues konstatoi se mos respektimi i vendimit të PSH. Nr. 215/16, i datës 17 gusht 2016 e detyron Panelin shqyrtues që konform dispozitave ligjore të nën 131 të LPP’së, ndaj AK-Qendra Klinike Universitare e Kosvës (QKUK), të vendos një gjobë jo më pak se 5,000,00 Euro, ndërsa ndaj zyrtarit të prokurimit të kërkoj nga KRPP’ja, që të veproj në pajtim me nenin 25 paragrafi 8 dhe 9 të LPP’së, për marrjen e vendimit për marrjen e certifikatës së prokurimit, për bishtnim ,ikje të përmarimit të vendimeve të OSHP’së”, thuhet në vendimin e Organit Shqyrtues së Prokurimit.
E kjo gjobë nuk është e vetmja për QKUK’së. Kjo ngase Shërbimi Spitalor i Kosovës, do të duhet t’i paguaj edhe 25 mijë euro të tjera pas ankesës të cilën e ka marrë OSHP me datë 13, 16 dhe 18 maj, nga tri kompani, ajo e “AB CLEAN dhe AB DEINSTLEINSTUNG”, kompania “LAGUNA” si dhe “SFK”, pas njoftimit për dhënie të kontratës “Pastrimi i brendshëm i hapësirave spitalore”, shkruan Gazeta Express.
Ndërkohë që me 22 korrik Shërbimi Klinik Spitalor DHE Klinika Universitare, ka njoftuar OSHP‘në se menaxheri i SHSKUK’së ka marrë vendim për anulim të tenderit për pastrimin e hapësirave spitalore me arsyen se SHSKUK ka mungesë të mjeteve financiare.
E anulimi i kësaj kontrate nga ana e SHSKUK’së, pa ndonjë bazë ligjore e ka dëmtuar buxhetin e spitaleve për 25 mijë euro.






































