QKUK jep detaje rreth zjarrit të djeshëm

15.09.2016 12:30:08

Qendra Klinike Universitare ka reguar në lidhje me informacionin e publikuar në media për djegien e një zyreje në një nga repartet e QKUK-së.

Ndër të tjerash thuhet se  ditën e djeshme në ora 10:00, në një zyre të doktorëve të Klinikës së Radiologjisë ka shpërthyer një zjarr, por jo tek Klinika e Radiologjisë ku ndodhen aparaturat mjekësore.

Gjithashtu sipas tyre menjëherë ka reaguar ekipi zjarrfikësve të QKUK-së, i cili ka lokalizuar zjarrin dhe nuk ka pasur asnjë dëmtim në aparatura të kësaj klinike, meqë bëhej fjalë për zyre pune dhe jo Klinikën ku ndodhen aparaturat.

 

 

“Kërkojmë nga portalet dhe mediet që paraprakisht të marrin informatën zyrtare nga QKUK para publikimit të lajmeve të tilla, meqë në rastin e tillë është krijuar panik dhe shqetësim në opinion”, thuhet ndër të tjerash në komunikatën për media.