QKUK vetëm me tre llogopedë – ka mungesë të aparaturës (Video)

12.03.2018 20:20:19

Problemet në të folur mund të jenë të trashëguara ose të fituara me kohë. V.P është njëri nga studentët i cili deri më tani ka pasur probleme në të folur.

Këto probleme kanë filluar në moshën 5 vjeçare ka treguar V.P, por që sipas tij,  ky ç’rregullim, si zakonisht që ndodhë në familjet kosovare, është lënë padore.

“E kam filluar trajtimin në fillim të janarit, derisa i kam vërejtur menjëherë ndryshimet”, ka shtuar ai, transmeton RTV Dukagjini.

Fatime Zeka, shefe në repartin defektologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), tregon se ka pasur një vetëdijesim të prindërve për trajtimin e fëmijëve me ç’rregullime në të folur.

Sipas saj, për ta trajtuar këtë sëmundje kryesisht mungojnë aparaturat.

“Ne shkojmë më komunikim verbal, e vetmja mundësi është komunikimi me të, sepse kemi edhe mungesë të aparaturave”, ka shtuar Zeka.