Qytetarët i përgjigjen Ramës “Edi, gruaja e Çuçit është heroinë që të ka duruar ty”

06.09.2016 17:46:07

Replika e para disa ditëve në Patos e kryeministrit Rama me një banor që po i ankohej, nuk është pritur mirë dhe ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe media.

Ndërkohë sot në stadiumin e Shkodrës gjatë ndeshjes Shqipëri-Maqedoni,  disa të rinj mbanin në duar një banderolë si përgjigje ndaj deklaratave të Ramës.

Në banderolë shkruhej: “Edi, gruaja e Çuçit është heroinë që të ka duruar ty”, ndërsa rreth portretit të Ramës ishte vendosur edhe simbole komuniste si drapri, çekani dhe ylli.

 

Protestuesit i referohen kështu Delina Ficos, ish-partnerja e kryeministrit Rama, e cila aktualisht ëhtë bashkëshortja e Bledi Çuçit, ministrit të Pushtetit Vendor.

Ditë më parë në Zharës të Patosit, për të shmangur ndërhyrjet e një qytetari, kryeministri i është i drejtuar me fjalët: “Më fal, gruan mirë e ke. E di pse po pyes. Gruaja jote duhej shpallur heroinë që të duron ty. Bëji shumë të fala dhe ta mbash në majë të kohës që të duron ty. Sakrificë e madhe”.