Qytetarët ortodoks të Tetovës protestojnë për morgun e pa ndërtuar

30.09.2016 20:38:14

Një grup qytetarësh të Tetovës të përkatësisë fetare ortodokse kanë protestuar para komunës së Tetovës, duke kërkuar vazhdimin dhe përfundimin e punimeve të morgut, në afërsi të varreve ortodokse

Ky grup ka marshuar nëpër qytet, ndërkaq para objektit të komunës ka djegur lule. Ata janë të pakënaqur nga kryetarja e komunës, Teuta Arifi, për shkak se, sipas tyre, ajo nuk e ka mbajtur fjalën e saj për ndërtimin e morgut.

Ata ankohen se nuk kanë ku t’i mbajnë trupat e të vdekurve, deri sa t’i varosin. Tetova është i vetmi vend në qytet që nuk ka morg.