Qytetari i futet me sëpatë në oborr kryetarit të komunës, e ndalon sigurimi

28.07.2016 18:19:30

Arsyet se pse qytetari i komunës së Sveti Nikollës ka tentuar të futet në zyrën e kryetarit nuk dihen por ky rast është bërë hit në komunë dhe flitet me të madhe në media.

Sulmuesi, sipas komunikatës, ka arritur që t’i afrohet zyrës së kryetarit të komunës Zoran Tasev, por futja brenda i është pamundësuar pas reagimit të sigurimit. Megjithatë, ai i revoltuar ka thyer gjësende në ambientet e komunës, ndërsa më pas është ndaluar nga policia. Qytetari i revoltuar është i moshës 47 vjeçare por SPB Sveti Nikollë nuk jep informacione tjera, për shkaqe sigurie.

Policia në bashkëpunim me komunën nuk jep informacione rreth ndjekjes, por informojnë se janë duke e shqyrtuar rastin.