Po vazhdon problemi i ndotjes së ajrit në kryeqytet.
Tashmë është bërë e njohur. Prishtina gjatë stinës së ftohtë të dimrit, radhitet gjithmonë në vendet e para në botë për ndotje të ajrit, shkruan lajmi.net.
Kryeqyteti i Kosovës po vazhdon të ketë të njëjtat probleme edhe pas tentimeve të Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë për Mjedisin dhe Planifikimin Hapësinor që të mos djeget thëngjill.
Sonte, Prishtina është e treta në botë për nga ndotja e ajrit, ku koeficienti mbërrin në 399pm.