Lëvizja ‘Dveri’ ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministres serbe, Anne Branbiq pasi kjo e fundit tha se në qoftë se detyrohen të zgjedhin në mes anëtarësimit të BE-së dhe Rusisë ajo do të vendoste për Bashkimin Evropian.
Kjo Lëvizje ka thënë se qytetarët e Serbisë nuk kanë votuar në një referendum nëse ata duan të bashkohen ose jo.
“Vlerat më të mëdha evropiane janë respektimi i vullnetit të popullit dhe marrja e këtij vendimi të rëndësishëm duhet të paraqes një demokratizim të mëtejshëm të shoqërisë”, thuhet në reagimin e ‘Dveri’, transmeton lajmi.net.
Reagime të shumta ka pasur nga parti dhe organizata radikale duke kërkuar nga presidenti Aleksandar Vuçiq të deklarohet në lidhje me këtë dhe të shpall debat publik mbi anëtarësimin në BE.
“BE-ja është vendi ku ne jemi nisur. Ne kemi lidhje emocionale me Rusinë për shkak të traditës, kulturës dhe fesë. Këto ndjenja nuk mund të injorohen por rruga jonë strategjike është drejt BE-së”, ka deklaruar Branbiq.
Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka thënë se rruga e Serbisë drejt BE-së nuk i dobëson në asnjë mënyrë lidhjet me Rusinë.
“Marrëdhëniet tona nuk mund të kushtëzohen me asgjë. Qeveria serbe do të vazhdojë të mbështes politikën e presidentit Aleksandar Vuçiq dhe nuk do të vendos sanksione ndaj Rusisë për shkak se marrëdhëniet tona nuk janë kërcënim”, ka thënë Vulin./









































