Rahoj nuk shkon në Samitin e Sofjes për shkak të Kosovës

15.05.2018 12:51:58

Kryeministri Spanjoll, Marijano Rahoj, nuk do të marrë pjesë në Samitin e Sofjes që do të mbahet pasnesër për shkak të qëndrimit të këtij shteti ndaj Kosovës.

Spanja megjithatë do të marrë pjesë në Samit në Sofje duke u përfaqësuar me nivel të ulët diplomatik.