Rama bën një dhuratë: Internet më të lirë dhe shërbim më të mirë në këtë kohë problematike

20.03.2020 14:57:23

Kryeministri Edi Rama në një komunikim me publikun nga Facebook lajmëroi se për qytetarët do të mundësohen shërbime më të mira online, e gjithashtu edhe kosto më e ulët.

Ai u shpreh se kjo u arrit falë marrëveshjes së qeverisë me kompanitë që ofrojnë këto shërbime, nisur nga situata, ku shqiptarët duhet të qëndrojnë ën shtëpi dhe po ashtu shumica e punëve bëhen online, si edhe arsimimi i fëmijëve.

“Më shumë se 350 teknikë janë të autorizuar të qërkullojnë në terren për të mirëmbajtur rrjetet dhe për të mos lënë pajtimtarët pa shërbim bazë. Nisur nga situata, ekipet në terren do të jenë më të shpeshta.

Në kushtet kur shumica e qytetarëve po ushtrojnë pjesën më të madhe të veprimtarëisë së tyre online dhe kur edhe nxënësit po mësojnë online, kemi angazhuar për sipërmarrësit të ofrojnë për pajtimtarët shërbimin e internetit me kushte sa më të favorshme financiare.

50% internet më shumë falas për një periudhë 5 javore.

Akses falas në internet në çdo platformë edukative

Mundësi për abonentë me kontratë fikse për të pasur akses në platforma edukative 60% më lirë

Zgjatja e ofertave fikse me Abcom.

Ofertë për një muaj gratis për çdo paketë të re nga Albtelecom”, tha Rama, që ua ripërsëriti të rinjve mos të rdalin xhiro, por të qëndrojnë në shtëpi.