Rama duket keq, akoma nuk ka emra për ministritë bosh

12.03.2017 17:48:37

Kryeministri Edi Rama pranoi zyrtarisht faktin se katër ministrat Saimir Tahiri, Ilir Beqaj, Blendi Klosi dhe Bledi Çuçi nuk do të jenë më ministra të kabinetit qeveritar, me justifikimin se janë koordinatorë të fushatës elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 18 qershrorit.

Në video-monologun javor të çdo të diele në Facebook, Kryeministri nuk dukej në formën e tij më të mirë.

Megjithëse nuk pranoi se ministrat u shkarkuar për shkak të presionit nga protesta opozitare apo me kërkesë të aleatit Ilir Meta, Kryeministri nuk përmendi asgjë sa i përket emrave të rinj që do të drejtojnë Ministritë përkatëse. Ai tha vetëm se “së shpejti Presidenti do t’i ketë emrat për dekret”.

Nëpër media po qarkullojnë tre emra që mund të zëvendësojnë Saimir Tahirin. Ata janë zv/Kryeministri Niko Peleshi, ministrja Ermonela Felaj dhe deputeti Vexhi Muçmata.