Rama e vendosi të 5-tin në listë për ‘ta hequr qafe’? Ministri zbulon mesazhin me kryeministrin

10.05.2021 22:42:45

Renditjen si i 5-ti në qarkun e Beratit, ministri Blendi Klosi, nuk e ka quajtur si një taktikë të Ramës për ta hequr qafe, por një objektiv të PS.

Klosi deklaroi gjatë një interviste në Report TV se ka i kërkuar vetë Ramës të renditet I pesti, edhe pse në zgjedhjet e kaluara PS kishte marrë vetëm 4 mandate.

“Arsyeja pse ne fituam është puna, ne punuam shumë që nga 2017 kur humba mandatin e pestë për disa qindra vota, që i shkuan LSI, kur të gjithë gëzonin në Tiranë atëherë, unë nuk shkova, edhe pse Rama foli mirë, por unë nuk ndjeja që arrita suksesin për të arritur 5 mandate në Berat. Unë e kërkova vetë që të isha i pesti, mendoja se donte një sakrificë shumë të madhe, jo se donte që unë të largohesha. Kishte ardhur koha që në Berat që të merrnin 5 mandate. Gara është shumë e bukur dhe me shumë emocion”, tha Klosi.