Rama: Fitorja e thellë në Kolonjë të shërbejë si mesazh reflektimi për opozitën

21.11.2016 14:11:58

Pas mbledhjes së grupit të PS, kryeministri Edi Rama foli për fitoren në Kolonjë, duke theksuar se vota e tyre do të shpërblehet me më shumë punë dhe investime. Gjithashtu ai i bëri thirrje opozitës që të luajë rolin që ka, pas sipas tij vendi ka te vjet pa opozitë.

“Zgjedhjet e Bashkisë së Kolonjës na dhanë një besim të madh, që është edhe një detyrim i madh. Kur fitorja ka përmasa të tilla bëhet një borxh i konsiderueshëm që do ua shlyejmë qytetarëve të Kolonjës me më shumë punë, investime, vëmendje për ta çuar më tutje punën e nisur për rilindjen e Kolonjës.

Unë vlerësoj që zgjedhjet e djeshme ishin një tjetër mesazh shumë i qartë, shumë i fortë për të gjithë dhe pavarësisht se nuk kam shpresë, uroj që opozita ta lexojë këtë mesazh si detyrim për rolin që ajo duhet të ketë, sepse ka tre vjet që e ka lënë vendin pa opozitë”, deklaroi Rama.