Rama i jep dorën Metës dhe largohet (FOTO)

24.07.2017 20:17:30
Ilir Meta është Presidenti më i ri i Shqipërisë. Ai bëhet kreu i 10-të në historinë e shtetit shqiptar.

Gjatë ceremonisë i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili pas urimit që i bëri ish-aleatit të tij duke i shtrënguar dorën është larguar nga godina e presidencës, shkruan gazeta Shekulli.