Rama kalon në bulevard përballë çadrës së PD, zemërohen protestuesit

05.03.2017 15:36:55

Kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i sfidojë protestuesit e Partisë Demokratike paraditen e sotme, duke dalë në këmbë nga zyra e tij e duke përshkuar bulevardin përballë çadrës ku prej 16 ditësh qëndrojnë protestues të PD që kërkojnë largimin e tij dhe formimin e një qeverie teknike.

I shoqërua nga një grup truprojash, Rama ka ecur i qetë, duke buzëqeshur teksa kthente kokën drejt çadrës së PD, nga dëgjoheshin reagimet e protestuesve të zemëruar që fishkëllenin dhe lëshonin një lumë sharjesh ndaj kryeministrit si kriminel e hajdut