Rama kërkon largimin e drejtorëve të spitaleve

31.07.2017 16:40:00

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për media ka folur për sistemin shëndetësorë dhe puna që është bërë.

Ndërsa nga ana tjetër ka ftuar drejtorët e spitaleve dhe institucioneve të shëndetit publik dhe ka kërkuar dorëheqjen e tyre me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor. “Largimi i të gjithë drejtuesve aktualë të spitaleve e të institucioneve të shëndetit publik, dhe afirmim i një profili të ri drejtuesi menaxher në shërbimin spitalor përmes konkurseve publike për çdo drejtori spitali dhe institucion të shëndetit publik në Republikën e Shqipërisë”, tha Rama.

“Asgjë nuk e justifikon dhe asgjë nuk e kapërcen dot ndjenjën e turpit për shtetin që spitalet të mos jenë shembuj pastërtia dhe higjiene. Kjo është A-ja për çdo mjedis të shërbimit publik. Dhe për spitale kjo është A-ja me e madhe. Përgjegjësinë për këtë e kanë drejtorët e spitaleve. Drejtorët e spitaleve pis dhe mjediset e spitaleve pis”.